Lajmi i fundit

Kauzat fitohen me qëndresë/ Këlliçi: Të premten, ora 11:00 sërish në protestë para Bashkisë Tiranë

VIDEO/ Momentet e fundit të jetës së 8-vjeçarit, para se të vritej

VIDEO/ Momentet e fundit të jetës së 8-vjeçarit, para se të vritej

17:25, 17/11/2021
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e fundit ku fëmija 8 vjeç Mateo Vasiu shihet i gjallë, para se të rrëmbehej dhe vritej nga Klodian Çalamani, mesditën e sotme.

SYRI.net ka siguruar pamjet e një kamera sigurie të vendosur në një banesë para shtëpisë së Çalamanit, që duket se janë edhe pamjet që kanë ndihmuar policinë që të gjente vendin ku kishte shkuar 8-vjeçari.

Kamerat e sigurisë së një banesë në fshatin Greçalli të Fierit, ku shihet se si i mituri, i veshur me një xhup të kuq, ecën me shpejtësi drejt dyqanit për të blerë një bukë.

Ka qenë pikërisht autori, 38-vjeçari ai që siç duket e ka joshur djalin duke i dhënë biçikletën e tij dhe më pas i ka kërkuar atij që t’i blinte diçka.

Pamjet në fjalë, që janë edhe të fundit që kanë filmuar Mateon gjallë, janë parë nga familjarët e tij, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë për humbjen e 8-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco