'E groposa në oborr'/ Ja dëshmia e monstrës, fqinjët: Ai merr drogë

'E groposa në oborr'/ Ja dëshmia e monstrës, fqinjët: Ai merr drogë

19:31, 16/11/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre që ndodhi pasditen e sotme në një fshat të Fierit, ku një person rrëmbeu një fëmijë 8-vjeç më pas e vrau dhe e mbuloi me baltë në shtëpinë e tij për ta zhdukur.

Banorët e fshatit Greçalli u shprehën se fqinji që kreu krimin, Klodian Çalamani 38-vjeç ishte përdorues droge dhe autor i një tjetër pengmarrje. Disa vite më parë ai kishte marrë peng edhe një vajzë 16-vjeçe. Ngjarja e sotme ishte një tragjedi e paralajmëruar.

Ashtu si për çdo ditë, 8-vjeçari ishte nisur në shkollë, por nuk e dinte se kjo do të ishte hera e tij e fundit. Nga të dhënat e para, mësohet se i mituri, që ishte në klasën e dytë, nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë.

Ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet. Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.

“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco