Krijonin ftesa të rreme për sirianët dhe egjiptianët për të ardhur në Shqipëri, një i arrestuar

Krijonin ftesa të rreme për sirianët dhe egjiptianët për të ardhur në Shqipëri, një i arrestuar

12:56, 14/11/2021
A+ Aa A-

Një shtetas është arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim dhe shtatë të tjerë nën hetim, pasi dyshohet se ndihmonin emigrantët e paligjshëm në Shqipëri.

Sipas policisë, 29-vjeçari me iniciale H.L. dhe bashkëpunëtori i tij, 40-vjeçari sirian me iniciale K.A., banues në Emiratet e Bashkuara Arabe siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjypti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Në operacionin e koduar “THE INVITATION”, u vunë nën hetim: A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco