U përplasën me policinë, fermerët e Lushnjës, paralajmërojnë protestën e radhës

U përplasën me policinë, fermerët e Lushnjës, paralajmërojnë protestën e radhës

10:57, 14/11/2021
A+ Aa A-

Fermerët e Lushnjës kanë vijuar me këmbënguljen për të marrë një zgjidhje për problematikat e tyre lidhur me mbështetjen e munguar nga qeveria dhe mungesës së tregut për të shitur prodhimet e tyre bujqësore, pasi jo pak herë këto të fundit kanë përfunduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur stoqe nëpër magazina.

Ndërkohë, në vazhdën e reagimeve ndaj indiferentizmit të qeverisë, fermerët kanë thirrur një protestë paqësore e cila do të mbahet ditën e hënë më datë 15.11.2021 në orën 11:00- 14:00 në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës.

Image

Siç bëjnë me dije fermerët, protesta ka për synim të sensibilizojë qeverinë dhe opinionin publik për ndryshimin e Paketës Fiskale 2022 në fushën e bujqësisë si dhe të merren në konsideratë gjashtë kërkesat e dërguara nga “Shoqata e Eksportuesve të Fruta Perimeve”, “Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar” dhe “Sindikata e Fermerëve të Bashkuar”. Fermerët shprehen se qeveria ka detyrim ligjor që të konsultohet me grupet e interesit para se të ndryshojë Paketën Fiskale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco