Godasin policen gjatë ndjekjes, 3 të arrestuar në Durrës

Godasin policen gjatë ndjekjes, 3 të arrestuar në Durrës

13:58, 07/11/2021
A+ Aa A-

Vihen në prangat e Policisë 3 persona, procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë 3 shtetas për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Kanosja për shkak të detyrës’.

Në lagjen Nr.1, Durrës, gjatë ndjekjes nga patrulla pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim të dhënë nga punonjësit e policisë, në kohën që është ndaluar nga patrulla për verifikim, shtetasi B. M., 21 vjeç, ka goditur me mjetin e tij në këmbë punonjësen e policisë B. Gj., ndërsa shtetasit A. K., dhe S. G.  26 vjeç, kanë kundërshtuar në bashkëpunim veprimet e punonjësve të policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco