Plagosja në ish-Bllok, zbulohet emri i një prej autorëve, tjetri iu iku policëve me vrap

Plagosja në ish-Bllok, zbulohet emri i një prej autorëve, tjetri iu iku policëve me vrap

19:58, 06/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para lidhur me të shtënat dhe plagosjen me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut, ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të shtune. 

Blut e kryeqytetit bëjnë të ditur se Ilir Shkurti 32 vjeç është plagosur pas një konflikti të çastit pranë ambienteve të lokali.

Gjithashtu, policia njofon se ka bllokuar automjetin e autorëve tip "Benz" në tentativë për t'u larguar si dhe ka shoqëruar në komisariat një prej të dyshuarve si autor i ngjarjes, i identifikuar si Kridens Mecollari. 

Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Policia e Tiranës
Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco