EMRI/ Identifikohet i plagosuri në ish-Bllok, policia bllokon 'Benzin' e autorëve, një në pranga

EMRI/ Identifikohet i plagosuri në ish-Bllok, policia bllokon 'Benzin' e autorëve, një në pranga

19:36, 06/11/2021
A+ Aa A-

Ilir Shkurti rreth 32 vjeç është i plagosuri i të shtënave mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. 

Ngjarja ndodhi te "Pallatet Agimi" përpara "Kafe Roma" ku pas një sherri mes disa personave u përdorën edhe armët e zjarrit. 

Nga të shtënat ka marrë një plumb në këmbë 32-vjeçari. 

I plagosuri është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Pas kësaj ngjarje reagoi edhe Policia e Shtetit.

Në një komunikatë për mediat Policia thekson se ka ndaluar një prej të dyshuarve i cili është shoqëruar në komisariat si dhe është bllokuar një automjet tip "Benz".  

"Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH,  fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme  njëri  prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco