VIDEO- EMRAT/ Zbulohen dhe arrestohen 3 nga grabitësit e noterit Nje nga te arrestuarit, Oltjon Kolonja (Pula), lindur në Krujë dhe me banim në Sarandë.

VIDEO- EMRAT/ Zbulohen dhe arrestohen 3 nga grabitësit e noterit

10:25, 04/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka arritur të zbulojë tre nga grabitësit e parave të noterit Thoma Kaçi në shtëpinë e tij më 20 tetor të këtij viti,në lagjen nr.1 të Sarandës. Nga burime bëhet fjalë për 2 milionë lekë.

Në kuadrin e një operacioni që e koduan “Butrinti”, Policia me Forcën Operacionale të Vlorës arrestuan: Elis Avdulin, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në Greqi për trafik droge; Oltjon Kolonjën (Pulën), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë si dhe Vladrias Himajn, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Atyre iu sekuestruan edhe 2 makinat e përdorura në grabitje dhe 4 aparate celular. Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi automatikun e përdorur në këtë ngjarje.

Tani po vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Për paratë e vjedhura, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim nëse janë gjetur apo jo.

Dosjet e të arrestuarëve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Sarandë, finalizohet operacioni policor i koduar “Butrinti”

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash. Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celularë. Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butrinti”, në kuadër të të cilit u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit:

Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë;
Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco