Belgjika vazhdon të diskutojë për mega-operacionin e para pak ditëve, ku u godit një bandë e trafikut të kokainës, e përbërë në shumicë nga shqiptarët. Gjatë këtij operacioni, ku u angazhuan mbi 1100 forca policore, u gjetën edhe gjashtë laboratorë droge.
Portali belg Bruzz shkruan se banda trafikonte të paktën 1 ton kokainë çdo muaj.
Droga vjen në këtë mënyrë pasi është më e vështirë për t’u pikasur, sidomos nga qentë e antidrogës.
Por laboratorë të tillë, ku përdoren procese komplekse kimike, janë të rrezikshme për zonën nëse diçka shkon keq. Portali shkruan se policia federale thekson se nuk është hera e parë kur laboratorë të tillë gjenden në qendra urbane.
Përse nuk ngrihen këto laboratorë të drogës nëpër zona rurale? Ekspertët thonë sepse mundësia për t’u pikasur në fshatra është shumë më e madhe. Kurse në qendrat urbane, ku ka shumë lëvizje, laboratorët nuk bien shumë në sy.
© SYRI.net