Sarandë, 6 vjet burg për dy kg kanabis deri në kufirin grek

Sarandë, 6 vjet burg për dy kg kanabis deri në kufirin grek

09:27, 29/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg një 51-vjeçar nga Berati, i cili një vit më parë u kap me rreth 2,5 kg marijuanë në tentativë për ta trafikuar më këmbë drejt kufirit te gjelber shqiptaro-grek.

Prokurorja Alba Dhima ka kërkuar dënimin me 10 vjet burg dhe në përfundim, për shkak të gjykimit të shkurtuar me 6 vjet e 8 muaj burg për Niko Kobuzin për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, dënim i cili është dhënë edhe nga gjyqtari Fatmir Ndreu.

Në datën 23 tetor 2020, rreth orës 16:30, nga efektivet e policisë të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Bote, Konispol është kapur në flagrancë në brezin e gjelbër kufitar, në rrugën që të çon tek piramida 68, ne vendin e quajtur “Bashkimi i Perrenjve, shtetasi Niko Kobuzi i dtl. 25.01.1970, banor i qytetit te Beratit ne tentative te kalimit te paligjshem te kufirit shteteror.

Gjate kontrollit policor te ushtruar ketij shtetasi ne momentin e kapjes ne flagrance, ne nje çante shpine qe ai mbante me vete me ngjyre ushtarake, ne brendesi te saj jane gjetur dy qese ne ngjyre te zeze brenda te cilave ndodheshin dy pako te mbeshtjella me leter te tejdukshme natriban ne brendesi te te cilave gjendeshin 2 kg 490 gram marijuane. Gjate marrjes ne pyetje Kobuzi ka pranuar faktin se në çantën e tij ka pasur dy pako me lëndë narkotike, peshën e të cilës nuk e di me saktësi.

Ai ka deklaruar se në qytetin e Beratit punon si punëtor ndërtimi dhe një ditë e ka thirrur për të punuar tek banesa e tij një shtetas të cilin ai e njeh me emrin Altin.

Duke biseduar me të dhe duke i treguar rreth problemeve të tij ekonomike, ky i fundit i ka propozuar një punë e cila konsistonte në transportimin e një çante që përmbante lëndë narkotike deri në piramidën nr. 68 në kufi me Greqinë.

Pagesa për këtë do të ishte 40 000 lekë dhe do ta merrte kur të linte çantën tek piramida.

Në lidhje me personin që e ka porositur dhe i ka dhënë çantën për transportim i dyshuari pohon se quhet Altin por nuk i di gjenealitetet e plota, megjithatë sipas tij nëse do ta shihte do arrinte që ta njihte.

Ndërsa në lidhje me personin që do e priste në kufi ai pohon se nuk ka asnjë të dhënë se cili do të ishte dhe nuk ka kontaktuar asnjëherë me të.

Personi nën hetim pranon se e ka kryer këtë veprim të paligjshëm i ndikuar nga kushtet e vështira ekonomike dhe në gjendje të rënduar psikologjike pasi ka bashkëshorten e sëmurë me diabet dhe ka dy vjet që është në pamundësi për të paguar kredinë e shtëpisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco