Flet dëshmitari/ Si u ekzekutua Saimir Hoxha nga Aldi Rama në Lezhë

Flet dëshmitari/ Si u ekzekutua Saimir Hoxha nga Aldi Rama në Lezhë

22:12, 27/10/2021
A+ Aa A-

Shefi i krimeve në Komisariatin e Lezhës, Leonard Palushi ka nxjerrë në dritë ngjarjen e rëndë të vrasjes së kolegut të tij, Saimir Hoxha, fill pas asgjësimit të një parcele me hashash.

Ai rrëfen hap pas hapi aktet e ndërmarra së bashku me kolegët dhe skemën e tyre për ndalimin e automjetit ku udhëtonin tre të rinjtë, brenda të cilit  ndodhej edhe Aldi Rama. Ky i fundit qëlloi për vdekje me dy plumba babain e dy fëmijëve, efektivin Saimir Hoxha.

“Sapo kemi shkuar në vendin ku kishte dyshime se në brendësi të ferrave në bregun e lumit kishte bimë narkotike cannabis sativa. Pasi kemi konstatuar bimë të mbjella të dyshuara si cannabis sativa, në këtë kohë kemi parë përreth zonës nëse kishte njeri dhe kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore. jemi shkëmbyer në rrugë me një mjet autoveturë e cila po lëvizte në drejtim nga Lezha për në Kune, në të cilën ishin tre djem të moshës së re dhe na tërhoqi vëmendjen, pasi ajo zonë është e pabanuar dhe në vendin që hapi krahun për tu shkëmbyer menjëherë janë kthyer pas nesh për në Lezhë, pas makinës tonë”, deklaron Palushi për emisionin “Në Shënjestër” të Klodiana Lalës në Neës 24.

Më tej ai ka treguar se pas ndalimit të automjetit, i ndjeri Saimir Hoxha është afruar për të kërkuar mjetet e identifikimit dhe aty ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Saimiri ka shkuar tek personi që ishte në sediljen e parë dhe i ka kërkuar një mjet identifikimi i cili iu bind dhe zbriti nga mjeti, ndërkohë Saimiri i është drejtuar pasagjerit që ishte ulur në sediljen e pasme, pas pasagjerit në anën e djathtë të mjetit duke i thënë se kush jeni ju dhe a keni dokument. Unë kam dëgjuar se ky pasagjer i ka thënë Saimirit “unë nuk jam për t’u kontrolluar” dhe menjëherë kam dëgjuar një krismë armë zjarri”, shprehet Shefi i krimeve në Komisariatin e Lezhës.

Së fundmi ai ka treguar se automjeti me autorët kishte tentuar të largohej, por Palushi ka nxjerrë armën dhe ka çarë gomën e tij. Ndërkohë aty kanë kuptuar se efektivi Saimir Hoxha ishte plagosur dhe menjëherë kanë thirrur ambulancën.

“Kam nxjerrë armën e shërbimit dhe kam parë se automjeti i këtyre personave u nis me shpejtësi për tu larguar në drejtim të Lezhës dhe kam qëlluar disa herë me armën e zjarrit të shërbimit në drejtim të këtij mjeti duke mbajtur vijën e shënimit në pjesën e poshtme të mjetit dhe gomave, ku mjetit i është çarë goma dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Lezhës. Menjëherë së bashku me Petritin kemi bërë bllokimin e dy personave duke i shtrirë në tokë. Më pas, Petriti ka ikur për të parë Saimirin dhe sapo e ka parë më ka thënë që Saimiri është plagosur. Menjëherë kam lajmëruar ambulancën dhe kemi mbajtur dy personat për t’i shoqëruar në polici”, deklaron Palushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi 27/10/2021 22:42

Po ajo pjesa që dukeni në video tu ik me vrap ku është??? Se nuk ju korrespondon video me interpretimin që I bëni ngjarjes!!!

Shto koment

Denonco