Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

6 laboratorë droge, flori dhe 57 makina luksi/ Goditet mafia shqiptare

6 laboratorë droge, flori dhe 57 makina luksi/ Goditet mafia shqiptare

09:47, 27/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Belgjikës ka dhënë detaje nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë kundër një grupi kriminal shqiptar.

Në fokus të operacionit ishte Brukseli, ku u zhvilluan të paktën 130 bastisje banesash. Në operacion morën pjesë plot 1100 policë, të shoqëruar nga komandot speciale.

Në total janë arrestuar 64 persona, anëtarë të organizatës kriminale që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. 

Përveç kësaj janë sekuestruar dhjetëra armë zjarri dhe 57 makina luksoze.

Në konferencën e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme u tha se janë gjetur edhe gjashtë laboratorë të kokainës, plus tonelata me produkte.

Prokuroria bëri me dije se është sekuestruar një sasi e madhe me monedha ari, një makinë për numërimin e parave, rreth 1 milion euro në cash dhe të paktën 300 metër kub duhan kontrabandë. Organizata kriminale ishte kaq e fuqishme sa janë kapur edhe pajisje të specializuara si dronë dhe motorë për zhytës.

Eric Jacobs, drejtor i Policisë Kriminale në Bruksel tha se “sot kemi zbuluar një botë të re kriminale në zonën e Brukselit”. “Deri më tani ajo kishte arritur të vepronte e papikasur”.

I gjithë operacioni u bazua mbi faktin se policia arriti të dekriptonte mesazhet që përdorte kjo bandë me anë të një aplikacioni të quajtur Sky. Për këtë arsye edhe operacioni mori këtë emër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco