Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Makina del nga rruga në Turan të Korçës

Makina del nga rruga në Turan të Korçës

21:41, 26/10/2021
A+ Aa A-

Mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Turan në Korçë.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin, duke u rrëzuar në kanalin afër urës së Turanit.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta e po dërgohet drejt spitalit për kontroll.

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 26.10.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, shtetasi E. K., rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit tip "Benz", të cilin drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka marrë lëndime dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco