Grabitja me dhunë në Nikël, Lala: Zonë e nxehtë që kontrollohet nga njerëz të botës së krimit

Grabitja me dhunë në Nikël, Lala: Zonë e nxehtë që kontrollohet nga njerëz të botës së krimit

21:21, 26/10/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin A Show me moderatorin Adi Krasta, foli për situatës së kriminalitetit në vend.

Lala përshkroi grabitjen me dhunë në Nikël, duke thënë se kjo është zonë e nxehtë që kontrollohet nga njerëz të botës së krimit.

“Ngjarja në Krujë, ku një person i proceduar u dhunua, është shumë e rëndë. Nikla është një zonë e nxehtë, që kontrollohet nga njerëz të botës së krimit. Unë Nanon, drejtorin e ri e vlerësoj si profesionist, për operacionet në Siri. Zoti Veliu e la policinë të kriminalizuar dhe të pambështetur, që qytetarët e shikonin policinë si delen e zezë dhe duhej një emër ndryshe dhe e kam pritur një emërim, si Nano.

Duhen parë rezultatet, duhet të presim edhe pak kohë. Me vrasjen e Demir Backës, janë prishur balancat e botës së krimit. Kriminaliteti në vend është rritur shumë. Nëse SPAK del e ndëshkon Luan Dacin, ndëshkon Rovena Vodën për një arkë peshku, e nuk ndëshkon ata që bëjnë koncesione, që bërtasin në mes të Tiranës, tregon se misioni i SPAK është për t’u pare me dyshim”, u shpreh Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco