Kurohej te Infektivi, koronavirusi i merr jetën 38-vjeçarit

Kurohej te Infektivi, koronavirusi i merr jetën 38-vjeçarit

19:22, 26/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 8 humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit. 

Mes viktimave të COVID është edhe një 38-vjeçar nga Elbasani i cili po kurohej te spitali Infektiv në kryeqytet.

Nuk dihet nëse ai vuante nga sëmundje të tjera. 

Ndërsa më herët u njoftua edhe për vdekjen e 5-vjeçarit nga Saranda, me sëmundje shoqëruese.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena,  dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeë, një qyetetar nga Korça 72 vjeç", thuhet në njoftimin e MSH. 

Sot janë kryer 3,559 testime për të dyshuar me koronavirus, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 650 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco