VIDEO/ Helmimi në Krujë, banorët të pasigurtë! SYRI TV në banesat e qytetarëve të helmuar

VIDEO/ Helmimi në Krujë, banorët të pasigurtë! SYRI TV në banesat e qytetarëve të helmuar

19:35, 26/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e Krujës janë mbërthyer nga pasiguria për të konsumuar ujin, i cili sipas tyre është dyshimi kryesor prej nga ku mund të jenë helmuar. SYRI TV ka qenë në banesat e personave të prekur nga kjo situatë, të cilët ngrenë shumë pikëpyetje për kushtet e ujësjellësit të ri që është vënë në funksion në mars të këtij viti

SYRI TV

Pasiguria për të konsumuar ujin ka mbërthyer banorët e Krujës.

Që prej ditës së diel, një numër tejet i lartë qytetarësh kanë paraqitur simptoma të helmimit. Dyshimet e tyre janë se mund të jenë helmuar nga uji, ndërsa krahas problemeve shëndetësore, ata shprehin shqetësimin se u është ndërprerë furnizimi me ujë.

SYRI TV ka qenë këtë të martë pranë banesave të tyre, për të ndjekur më nga afër situatën dhe problematikat që ata parashtrojnë.

Të gjendur përballë kësaj situate, banorët e Krujës janë detyruar të furnizohen me ujë nëpërmjet autoboteve, ose të shpenzojnë për ta blerë atë.

Brenda spitalit pacientët ankohen për simptomat e tyre, duke pohuar se të njëjtën gjendje kanë përjetuar edhe pak muaj më parë, me po të njëjtat simptoma helmimi. Ata ndihen të pasigurt përballë kësaj situate ku ngrihen shumë pikëpyetje, në kushtet ku qyteti i Krujës ka pranë burime me ujë të sigurt e të freskët, dhe ujësjellësi i ri është vënë në funksion vetëm pak muaj më parë, në mars të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco