Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Kërkoi 12 mijë euro për të ndërhyrë në një ekstradim, Gjykata lë në burg avokatin

Kërkoi 12 mijë euro për të ndërhyrë në një ekstradim, Gjykata lë në burg avokatin

11:13, 25/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë "arrest në burg" avokatit Lavdosh Shehu.

Ai akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Shehu kishte kërkuar 12 mije euro nga familja e Fatos Hysenit në mënyrë që të bënte të mundur sjelljen e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin në vendin tonë.

 Hyseni është i dënuar në Itali dhe ndodhet i burgosur në vendin fqinj.

Që ne 2020 avokati i kishte marrë familjes se Hysenit 5 mije euro dhe te tjerat do t'i merrte kur të përfundonte puna. Nëna e Hysenit fillimisht ka kërkuar që çështjen ta ndiqte emisioni Stop në TV Klan dhe me pasi i është drejtuar SPAK me kallëzim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco