VIDEO-SYRI TV/ Hoxha: Policia më dhunoi ngaqë po bëja video live, nuk i kam kërcënuar

VIDEO-SYRI TV/ Hoxha: Policia më dhunoi ngaqë po bëja video live, nuk i kam kërcënuar

10:46, 25/10/2021
A+ Aa A-

Amarildo Hoxha, qytetari i dhunuar një ditë më parë nga efektivët e komisariatit të Lushnjes, u rikthye këtë të hënë në vendin ku ndodhi ngjarja, duke rrëfyer përsëri për SYRI TV detaje nga dhuna.

Qytetari nga Elbasani tregoi dinamikën e ngjarjes, duke pretenduar se e gjithë dhuna që policët ushtruan ndaj tij, erdhi për shkak se refuzoi të ndalonte një video live që po bënte në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Amarildo Hoxha ka kundërshtuar deklaratën e Policisë së Fierit, e cila pretendonte se qytetari ka dhunuar apo kërcënuar efektivët.

Ai tregoi gjithashtu se kanë qenë vetëm dy policë të cilët e kanë dhunuar, ndërsa efektivët e tjerë nuk janë përfshirë në ngjarje, madje e kanë mbrojtur dhe i kanë ofruar shërbim gjatë kohës që Amarildo është mbajtur në komisariat.

Për më shumë ndjekim rrëfimin e Amarildo Hoxhës dhënë për SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco