Durrës, arrestohen tre refugjatë me viza falso dhe gjermani që i ndihmoi të kalonin kufirin

Durrës, arrestohen tre refugjatë me viza falso dhe gjermani që i ndihmoi të kalonin kufirin

08:41, 25/10/2021
A+ Aa A-

Tre persona , shtetas të huaj, kanë tentuar të kalojnë Pikën Kufitare të Durrësit me viza gjermane falso në pasaporta, por ata u zbuluan dhe u arrestuan pas një operacioni të zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit. Me ta u arrestua dhe një person i katër, një shtetas gjerman që i ndihmoi.

Policia e Durrësit tha se të arrestuarit janë: A. H, shtetas gjerman, për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave";

A. A, 58 vjeç, shtetas palestinez; M. H, 33 vjeç dhe M. K, 46 vjeç, shtetas sirianë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Gjithashtu u procedua penalisht edhe një grua, shtetasja siriane R.F, 37 vjeçe, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave".

Ata kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit gjerman A. H, në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, në dalje të territorit të Shqipërisë.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco