VIDEO-SYRI TV/ Gjykata e Elbasanit drejt kolapsit, ka shumë pak gjyqtarë

VIDEO-SYRI TV/ Gjykata e Elbasanit drejt kolapsit, ka shumë pak gjyqtarë

15:36, 24/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Elbasanit po shkon drejt kolapsit, për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Avokatja Ankelita Çela ka ngritur shqetësimin duke u shprehur se mungesa e gjyqtarëve po zvarrit proceset gjyqësore.

Nga SYRI TV

Pas Korçës dhe Fierit edhe gjykata e Elbasanit po shkon drejt kolapsit për shkak të mungesës së gjyqtarëve. Shqetësimi është ngritur nga avokatja Ankelita Çela e cila thekson se mosmarrja e masave nga Ministria e Drejtësisë po zvarrit proceset gjyqësore.

Sipas saj aktualisht Gjykata e Elbasanit ka vetëm 6 gjyqtarë, nga 15 që kanë qenë  duke krijuar një ngërç të madh në personel.

Ky ngërç duket se po shfaqet në shumicën e gjykatave të rretheve pasi gjykatësit e shkarkuar nuk zëvendësohen nga të tjerë.

Ky fenomen është mjaft problematik  si për gjyqtarët ashtu edhe për qytetarët pasi I zvarrit çështjet jo me muaj por me vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco