Vranë biznesmenin dhe i vunë zjarrin benzit, ja armët që u gjetën në mjet

Vranë biznesmenin dhe i vunë zjarrin benzit, ja armët që u gjetën në mjet

09:57, 24/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Fierit në bashkëpunim me prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e ekzekutimit të biznesmenit Demir Backa 57-vjeç. Ndërkohë Syri tv dhe Syri.net kanë mësuar se brenda makinës së djegur u gjetën një kallashnikov dhe një pistoletë.

Do të jetë e vështirë për grupin hetimor gjetja e provave, pasi makina është shkrumbuar plotësiht nga flakët.

Ndërkohë që Syri Tv ka siguruar pamjet e vendit ku u gjet makina e djegur vetëm pak minuta pas vrasjes së biznesmentit në qytetin e Fierit.

Kush është viktima:

Biznesmeni, Demir Backa, i cili humbi jetën mbrëmjen e të shtunës (23 tetor)  pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në automjetin e tij tip "Audi" ndërsa ishte duke parkuar pranë ish-QTU është është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i cili është vrarë në 1997-ën.

Medi Backa njihej ndryshe si Buc Backa dhe u vra në masakrën e Levanit.

Ai u vra së bashku me 23 persona të tjerë.

Vetë Demir Backa ishte pronar i bar "Piazza" në Fier si dhe zotëronte edhe një hotel në Sarandë.

Dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja në fjalë ka shumë gjasa të lidhet me një incident në Fier.

Forcat "Shqiponja" dhe FNSH  po krehin zonën për kapjen e autorit/ëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Image

Vrasja:

Mbrëmjen e djeshme në momentin e atentatit viktima ndodhej në makinën e tij tip “Audi” kur është përballur me një makinë tip “Benz” nga e cila e qëlluan me breshëri plumbash.

Pak minuta pas ngjarjes uniformat blu gjetën në fshatin Daullas të djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se u përket autorëve, që dyshohet se janë larguar drejt Vlorës.

Ndërkohë policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth zonës ku ndodhi atentati për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Ndërsa në një njoftim nga familja mësohet se ceremonia e varrimit të viktimës do të zhvillohet sot.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco