Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me dy të plagosur në Tepelenë - Gjirokastër

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me dy të plagosur në Tepelenë - Gjirokastër

09:43, 24/10/2021
A+ Aa A-

Shoferi i makinës i cili shkaktoi aksidentin në aksin Tepelenë-Gjirokastër pasditen e djeshme, është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë 33-vjeçari me iniciale R.K. banues në Tiranë. Në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ky shtetas ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Automjeti është rrëzuar disa metra poshtë rrugës e për pasojë janë plagosur dy pasagjerë.

Ata u transportuan menjëherë në spital ku ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër,  në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot,  ka humbur kontrollin e mjetit dhe  ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, shtetasi S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të shtetasit R. K.  i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco