Plagosi me armë 44-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet i riu në Durrës

Plagosi me armë 44-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet i riu në Durrës

09:25, 24/10/2021
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri është arrestuar nga policia e Durrësit.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale L.K. pasi gjykata e Durrësit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për plagosje dhe trafikim i armëve dhe municioneve.

Më datë 10 korrik të këtij viti, 24-vjeçari është përfshirë në një sherr për motive të dobëta me një 44-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mirdita në qytetin bregdetar. Gjatë konfliktit, i riu qëlloi me armë pistolletë ndaj 44-vjeçarit me iniciale T.P. duke e plagosur në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco