Vëllai i tij anëtar i 'Bandës së Fierit'/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua, lidhja me masakrën e Levanit

Vëllai i tij anëtar i 'Bandës së Fierit'/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua, lidhja me masakrën e Levanit

22:41, 23/10/2021
A+ Aa A-

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja që tronditi Fierin mbrëmjen e sotme.

Viktimë mbeti 57-vjecari Demir Backa, biznesmen, i cili u qëllua për vdekje nga një automjet në lëvizje tip "Mercedes Benz".

Mësohet se viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën.

Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit i quajtur "Piazza" ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë. 

Vëllai i tij, Medi Backa është vrarë 24 vite më parë.

Ngjarja ndodhi pasi 'Banda e Fierit' kishte vjedhur një bankë në Sarandë.

Gjatë kthimit së bashku me 23 persona të tjerë, ata ranë në një pritë në atë që quhet si "masakra e Levanit".

Në përplasjen me armë zjarri ata kanë humbur jetën të gjithë, mes tyre edhe Medi Backa, vëllai i Demir Backës i ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë ish-QTU në Fier. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rilindori24/10/2021 00:33

Backa ,Selaci, e GJITHE TR TJERET QE U VRANE NE LEVAN NGA BANDAT E KOMITETIT SHPETIMIT U SHITEN NGA BELUL CELO..SE ATA ISHIN NISUR PER VLORE DHE DO I KAPNIN ZANIN ME SHOKE E DO I CONIN NE TIRANË TE LIDHUR SI QEN ZORRESH

Shto koment

Denonco