Nuk gjejnë qetësi rrugët e vendit/ ‘Benzi’ ngre në ajër këmbësorin, plagoset 40-vjeçari në Kuçovë

Nuk gjejnë qetësi rrugët e vendit/ ‘Benzi’ ngre në ajër këmbësorin, plagoset 40-vjeçari në Kuçovë

22:38, 23/10/2021
A+ Aa A-

Rrugët e vendit nuk po gjejnë qetësi gjatë ditës së sotme, pasi një aksident tjetër ka ndodhur pasditen e  sotme në Kuçovë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Sipsa policisë, shtetasi B.S.,19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Y.U., 40 vjeç.

I plagosuri është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kuçovë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë, shtetasi B.S.,19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco