Makina merr para motorin e picave në Lungomare, një i plagosur

Makina merr para motorin e picave në Lungomare, një i plagosur

22:26, 23/10/2021
A+ Aa A-

Nuk kanë të ndalur aksidentet në vend, pasi një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën e quajtur Lungomare.

Sipas raportimeve për mediat, një automjet tip “Skoda” ka përplasur një shpërndares picash me motor.

I aksidentuar ka mbetur vetëm djali që drejtonte motorin dhe është shoqëruar nga ambulanca per nje kontroll më të detajuar por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën thjesht ka pasur disa dëmtime të lehta.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Distributori i Kastratit ne LungoMare23/10/2021 23:54

Sepse dilnin dy makina nga ai distributor qe beri ne lungo mare Edi Rama. Ndaj aty ka gjithmon probleme

Shto koment

Denonco