Atentati në Fier, Policia: 57-vjeçari u qëllua nga një automjet tip 'Benz'

Atentati në Fier, Policia: 57-vjeçari u qëllua nga një automjet tip 'Benz'

22:01, 23/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Ferit ka bërë reagimin e parë pas atentatit pranë ish-QTU ku mbeti i plagosur rëndë Demir Backa, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, pranë "Rrethrrotullimit të QTU-së", 57-vjeçarit Demir Backa është qëlluar brenda në automjetin e tij "Audi" nga një makinë "Mercedes Benz".

Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco