VIDEO/ 'Audi' ku u qëllua Demir Backa, pronar i një lokali në Fier dhe hoteli në Sarandë

VIDEO/ 'Audi' ku u qëllua Demir Backa, pronar i një lokali në Fier dhe hoteli në Sarandë

21:50, 23/10/2021
A+ Aa A-

Dalin në pah të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit mbrëmjen e sotme në Fier. 

Në pamjet e siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net duket automjeti tip "Audi" ku u qëllua me breshëri kallashnikovi 57-vjeçari Demir Becka. 

Ai mbeti i plagosur rëndë në vendin e ngjarjes, por ndërroi jetë në spitalin e Fierit për shkak të plagëve të marra.

Ai u qëllua nga një tjetër automjet, ku besohet se ndodheshin dy persona. 

Ata janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit. 

Demir Backa ishte pronar i një lokali në Fier, të quajtur 'Piaca' si dhe të një hoteli në qytetin bregdetar të Sarandës.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco