Atentati në Fier, ndërron jetë në spital 57-vjeçari i plagosur

Atentati në Fier, ndërron jetë në spital 57-vjeçari i plagosur

21:40, 23/10/2021
A+ Aa A-

57-vjeçari i plagosur mbrëmjen e sotme në atentatin me breshëri kallashnikovi në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë në spital. 

Shënjestra e atentatit biznesmeni Demir Backa nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. 

Ai u qëllua nga persona të paidentifikuar brenda në automjetin e tij "Audi" teksa po parkonte përpara ish-QTU. 

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje. 

Besohet se autorët kanë qenë dy persona, të cilët kanë hapur zjarr nga një automjet dhe janë larguar menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco