EMRI/ Kush është biznesmeni që iu bë atentat në Fier, u qëllua me breshëri

EMRI/ Kush është biznesmeni që iu bë atentat në Fier, u qëllua me breshëri

21:08, 23/10/2021
A+ Aa A-

Atentat me armë zjarri pranë ish-QTU në Fier. Fillimisht ngjarja u raportua si një sherr mes disa të rinjsh, por për nga dinamika gjithçka duket e mirëorganizuar. 

Syri.net dhe Syri Tv sigurojnë emrin e personit që ka mbetur i plagosur i cili njëkohësisht dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit. 

Biznesmeni Demir Backa ka qenë duke udhëtuar me makinë kur drejt tij është qëllua rme breshëri kallashnikovi. 

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda në trup dhe ndodhet në spitalin e Fierit në gjendje kritike për jetën.  

Demir Baçka njihet si biznesmen në Fier, pronar i lokal "Piazza" dhe i një hoteli në Sarandë. 

Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco