Atentat me kallashnikov në Fier, një person qëllohet brenda në makinë

Atentat me kallashnikov në Fier, një person qëllohet brenda në makinë

20:55, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një atentat me armë zjarri tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi pranë ish-QTU-së në Fier, ku një person i moshës 57-vjeçare u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në automjetin e tij tip "Audi" nga persona të paidentifikuar. 

Demir Backa mbeti i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Fierit, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë pak më shumë se një orë pas ngjarjes. 

Syri.net sjell edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku zona duket e rrethuar nga forca police. 

Autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet, ndërsa dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët sipas policisë kanë hapur zjarr nga një makinë "Benz".

Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco