Lajmi i fundit

LIVE/ 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku

'Operacion i mirëorganizur’/ Prangosen disa persona në Librazhd, transportonin bagëti kontrabandë

'Operacion i mirëorganizur’/ Prangosen disa persona në Librazhd, transportonin bagëti kontrabandë

19:34, 23/10/2021
A+ Aa A-

Disa persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë transportuar bagëti kontrabandë me kamion.

Sipas njoftimit të policisë, Komisariati Policisë Librazhd ka ndaluar nje kamion me targa AA 069IX në një operacion i mirëorganizur nga Drejtoria Rajonale Qarku Elbasan.

Librazhd/ Njoftimi i policisë:

Komisariati Policisë Librazhd ka ndaluar nje kamion me targa AA 069IX në një operacion i mirëorganizur nga Drejtoria Rajonale Qarku Elbasan.

Autoriteti Kombëtar i Ushqinit dhe sektori Veterinar i Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve bënë të munduar në aksin Përrenjas-Librazhd një makinë e cila transportonte kafshë (bagëti).

Sipas informacioneve të marra nga Korça u ngritën postblloqe për ndalimin e tyre.

Kamioni sëbashku me personat përgjegjës dhe janë shoqëruar për në policinë e Librazhdit. Kanë ardhur specialistët e Krimit Ekonomik Elbasan për të verifikuar situatën dhe dokumentacionin, parapakisht sipas burimeve drejtuesi mjetit nuk ka patur dokumentacion për transport kafshësh.

Specialistët e Policisë dhe autoritetet veterinare po kontrollojnë origjinën e kafshëve dhe më gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco