Vëzhgim i SYRI TV: Magazinat e braktisura  të Vlorës - strehë për përdoruesit e drogës, shiringa të hedhura kudo

Vëzhgim i SYRI TV: Magazinat e braktisura të Vlorës - strehë për përdoruesit e drogës, shiringa të hedhura kudo

16:08, 23/10/2021
A+ Aa A-

Magazinat e braktisura në qytetin e Vlorës janë kthyer në strehë për përdoruesit e drogës. Syri Televizion bëri një vëzhgim në këto magazina, ku konstatohen lehtësisht mjete dhe mbetje për konsum apo mbetje të lëndëve narkotike. Banorët shprehen të shqetësuar për jetën e tyre dhe fëmijë, duke apeluar për ndërhyrje nga institucionet.

NGA SYRI TV.

Godinat e vjetra janë kthyer në makth për qytetarët, kjo për faktin se ato shërbejnë jo vetëm si vend për grumbullimin e mbeturinave të ndryshme por edhe si bazë për përdoruesit e lëndëve narkotike. Nga një vëzhgim i bërë nga Syri Televizion në shumë godina të braktisura në Vlorë, konstatohen lehtësisht mjetet për marrjen e lëndëve narkotike.

Hedhja e shiringave nga përdoruesit e drogës është kthyer në rrezik për qytetarët e Vlorës, të cilët u kërkojnë institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë, ndihen të rrezikuar për jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Edhe pse është ngritur si shqetësim shpesh herë ky fenomen vazhdon të jetë në vesh të shurdhët, pasi deri më sot nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e konsumit të drogës në vende ku mund të rrezikohet jeta e komunitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco