VIDEO/ Mbyllja e kryqëzimit 'Pushimi i shoferit' në Lushnjë nxjerr fshatrat në protestë: Gjeni zgjidhje Kryqëzimi i mbyllur me barriera metalike

VIDEO/ Mbyllja e kryqëzimit 'Pushimi i shoferit' në Lushnjë nxjerr fshatrat në protestë: Gjeni zgjidhje

10:05, 23/10/2021
A+ Aa A-

Bllokimi i kryqëzimit në aksin Lushnjë - Fier, tek vendi i njohur si “Pushimi i shoferit”, nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka krijuar pakënaqësi të mëdha tek banorët e fshatrave përreth, si Gradishtë, Remas, Divjakë, Krutje, Allkaj, Fiershegan etj. 

Për të dytën ditë sot në mëngjes, dhjetëra banorë kanë protestuar dhe në një moment kanë bllokuar dhe rrugën për disa çaste, ndërkohë që ka qënë Policia, FNSH si dhe forcat Shqiponja që e kanë mbajtur të hapur rrugën për kalimin e automjeteve në këtë rrugë shumë të frekuentuar.

Banorët e zonës kërkojnë zgjidhje sepse kryqëzimi i Pushim Shoferit është nyje kryesore për aktivitetin ekonomik të tyre, por po ashtu dhe për shërbimet mjekësore.

Ndër vite nuk u parashikuar asnjëherë nga qeveria mundësia e ndërtimit të mbikalimeve apo nënkalimeve dhe pas aksidenteve fatale, thjesht u vendos mbyllja e kryqëzimit.

Por mbyllja do të thotë kosto në gjithçka për dhjetëmijëra banorë të zonës, që tani do të detyrohen të përshkojnë kilometra në vend të vetëm disa metrave rrugë që i ndajnë fshatrat.

Në mbështetje të banorëve ka dalë deputetja e PD në Divjakë, zonja Ilda Dhori, e cila kërkon nga qeveria një zgjidhje të shpejtë të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco