VIDEO/ Zbulohet shoferi që goditi për vdekje 56-vjeçarin në Berat dhe u zhduk në errësirë/ EMRI

VIDEO/ Zbulohet shoferi që goditi për vdekje 56-vjeçarin në Berat dhe u zhduk në errësirë/ EMRI

08:54, 23/10/2021
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka arritur ta zbulojë shoferin që goditi për vdekje me makinë 56-vjeçarin Artur Abazajn, mbrëmjen e 19 tetorit, kur viktima sapo kishte dalë nga puna në fasoneri. I ndaluari quhet Ardit Lila, 33 vjeç dhe drejton një Opel.

Policia e Beratit njoftoi se Sektori për Qarkullimin Rrugor bëri ndalimin e shtetasit Ardit Lila, 33 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19 tetor 2021, në vendin e quajtur "Çentër Shqiptare" në Kombinat, duke drejtuar mjetin tip "Opel", goditi shtetasin A.A dhe  u largua nga vendi ngjarjes.

Dosja e Lilës i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

KAMERAT E SIGURISË FILMOJNË SKENËN

56-vjeçari i aksidentuar për vdekje mbrëmjen e 19 tetorit në dalje të qytetit të Beratit mësohet se sapo kishte dalë nga puna nga një fasoneri që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal.

U pa se mjeti që e goditi dhe u larguar nga vendngjarja ishte një fuoristradë e zezë, e cila pas goditjes e kishte tërhequr disa metra zvarrë viktimën 56-vjeçare.

Viktima Artur Abazaj ishte përpjekur të kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga makina që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe- sipas dëshmitarëve në vendngjarje- e tërhoqi disa metra zvarrë por më pasnuk ndaloi por u largua nga vendngjarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco