Me dy urdhra dëbimi, shqiptari kapet me kokainë e 2400 euro në Itali

Me dy urdhra dëbimi, shqiptari kapet me kokainë e 2400 euro në Itali

21:39, 22/10/2021
A+ Aa A-

Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është kapur nga Antidroga, pasi i janë gjetur në banesë 15 pako kokainë.

Po ashtu, atij i janë kapur edhe 2 400 euro në kartmonedha të vogla.

Në shtëpinë e shqiptarit, gjatë kontrollit, është kapur edhe e dashura e 31-vjeçarit, një 23-vjeçare.

Pas kapjes, autoritetet italiane kanë parë se shqiptari kishte dy urdhra dëbimi nga Italia, por kishte shkuar prapë në shtetin italian.

I riu shqiptar po qëndron në burg, deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco