Favorizuan trafikantët, jepet masa e sigurisë për katër policët e Pukës

Favorizuan trafikantët, jepet masa e sigurisë për katër policët e Pukës

18:03, 22/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Leon Ndrecaj, Leonard Kola, Zef Lalaj, Ilir Prengaj, Ylli Veshi, Gjin Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi, të vënë në pranga si pjesë e një grupi kriminal që kultivonin dhe shpërndanin kanabis.

Një ditë më parë u zbulua se trafikantët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis në sipërfaqe të gjera toke në zonat malore në Mirditë dhe Pukë.

Në fuqi u lanë masat edhe për 4 efektivët Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini të akuzuar se ndihmonin kultivuesit, duke i treguar se kur do shkonte policia për kontrolle në zonë.

Për 4 efektivët e Pukës,është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë edhe 7 persona të tjerë, për të cilët u la në fuqi masa dhënë nga Gjykata. 

Ky grup i kultivimit të kanabisit u godit nga SPAK një ditë më parë, pas një hetimi 1 vjeçar, që nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco