Vajza vishet si fantazmë për të frikësuar njerëzit, vritet nga kalimtari

Vajza vishet si fantazmë për të frikësuar njerëzit, vritet nga kalimtari

17:14, 22/10/2021
A+ Aa A-

Një vajzë në Meksikë kishte vendosur të bënte një shaka pa kripë.

Ajo ishte veshur sikur ishte fantazmë, duke imituar një personazh të një filmi të njohur horror në Amerikën Latine.

Vajza imitonte një fantazmë, që është një personazh grua, e cila nuk gjente paqe, e udhëtonte nëpër botë.

Kjo sepse ajo kishte përjetuar tragjedi. Personazhi kishte përjetuar ngjarje të rëndë, pasi bashkëshorti e tradhtonte dhe kishte vrarë dy fëmijët e saj, e kudo shkonte kërkonte fëmijët.

Duke imituar këtë personazh nëpër rrugë, 20-vjeçarja u qëllua për vdekje nga një kalimtar i rastësishëm, që sa duket ishte frikësuar. Policia meksikane ende nuk e ka një të dyshuar, por po hetojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco