Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

U janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, fillon greva në burgun e Burrelit

U janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, fillon greva në burgun e Burrelit

17:02, 22/10/2021
A+ Aa A-

Të dënuarit në burgun e Burrelit kanë filluar një grevë urie deri në një afat të paparacaktuar pasi sipas tyre u janë shkelur të gjitha të drejtat dhe liritë që u përcaktohen me ligjë nga shteti shqiptar.

Mësohet nga burime e ‘Syri.Net’ brenda burgut se greva e urisë ka filluar për një sërë arsyesh, pasi sipas tyre u janë reduktuar takimet me familjarët dhe personat e afërt.

Drejtoria e Burgjeve ka kufizuar numrin e telefonatave të dënuarve ku nuk lejohen të telefonohen jo më shumë se 10-të numra.

Të burgosurit pretendojnë se ky vendim është në shkelje të qartë më liritë dhe të drejtat e njeriut pasi u cënohet privatësia.

Greva e urisë pritet të zgjerohet edhe në burgjet e tjera ku një ndër to është edhe burgu i Peqinit.

Personat që aktualisht po vuajnë dënimin kërkojnë një zgjidhje emergjente nga Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe të gjitha organet e tjera kompetente që të ndërhyhet dhe të gjitha urdhrat që janë në kundërshtim të plotë me legjislacionin dhe liritë e të drejtat e njeriut të rrëzohen menjëherë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco