‘Kokainë, dhunë në familje dhe përndekje’, 4 persona bien në pranga në Tiranë

‘Kokainë, dhunë në familje dhe përndekje’, 4 persona bien në pranga në Tiranë

14:54, 22/10/2021
A+ Aa A-

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Konkretisht janë arrestuar shtetasit: E. K, 20 vjeç dhe A. Gj, 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua sasi me lëndë narkotike kokainë.

E. Ll, 32 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën.

F. Ç, 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K, 20 vjeç dhe A. Gj, 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll, 32 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç, 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco