VIDEO/ I vranë papagallin, Irini Bua akuzoi Alket Hysenin për pronat

VIDEO/ I vranë papagallin, Irini Bua akuzoi Alket Hysenin për pronat

12:25, 22/10/2021
A+ Aa A-

Familja Bua në Dhërmi ka bërë një kallëzim në polici me pretendimin se është qëlluar me armë në drejtim të banesës së tyre.

Kryefamiljari pretendon se ka gjetur një predhë fisheku në murin e shtëpisë, ndërsa dyshohet se si pasojë e kësaj të shtëne të ketë ngordhur edhe papagalli që mbante familja.

Sipas policisë, bëhet e ditur se familja Bua ka kallëzuar kryeplakun e fshatit Dhërmi pas konflikteve për prona.

Policia ka konfirmuar se ka gjetur një predhë fisheku në mur, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

Irini Bua, zonja e cila u sulmua banesa e saj ditën e sotme, ka folur për mediat. Kujtojmë se ajo ka akuzuar Alket Hysenin për zaptim pronash në fshatin Dhërmi

Zonja në fjalë akuzon edhe familjen Marku, e cila jeton në Dhërmi dhe kryefamiljari ka detyrën e kryeplakut të fshatit.

Sipas saj familja Marku është përgjegjëse për vrasjen e papagallit dhe vendosjen e plumbit. Madje ajo thotë se i kanë vrarë edhe qenin para disa kohësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco