Dhërmi: Qëllohet me armë në drejtim të banesës, vritet papagalli

Dhërmi: Qëllohet me armë në drejtim të banesës, vritet papagalli

11:56, 22/10/2021
A+ Aa A-

Familja Bua në Dhërmi ka bërë një kallëzim në polici me pretendimin se është qëlluar me armë në drejtim të banesës së tyre.

Kryefamiljari pretendon se ka gjetur një predhë fisheku në murin e shtëpisë, ndërsa dyshohet se si pasojë e kësaj të shtëne të ketë ngordhur edhe papagalli që mbante familja.

Sipas policisë, bëhet e ditur se familja Bua ka kallëzuar kryeplakun e fshatit Dhërmi pas konflikteve për prona.

Policia ka konfirmuar se ka gjetur një predhë fisheku në mur, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco