Vdekja e turistëve/ Mediat ruse: Dalin detaje të reja nga dosja hetimore

Vdekja e turistëve/ Mediat ruse: Dalin detaje të reja nga dosja hetimore

10:59, 22/10/2021
A+ Aa A-

Mediat ruse vazhdojnë të ndjekin nga afër ngjarjen e rëndë në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistë rusë.

Ria Novosti raporton se në trupat e katër turistëve rusë nuk janë gjetur shenja dhune. Duke cituar burime nga prokuroria, Ria Novosti shkruan se hetuesit po hetojnë të dhënat nga kamerat e sigurisë.

Sipas tyre, viktimat ishin në gjendje të mirë fizike para se të futeshin në spa.

Kujtojmë se 4 rusët humbën jetën mbrëmjen e 15 tetorit. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Mediat ruse thonë se versioni i parë i ngjarjes ishte se turistët kanë vdekur nga asfiksia. Mediat lokale raportuan se mund të bëhet fjalë për helmim nga klori apo nga ushqimet.

Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për vrasje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco