EMRAT/ Pa patentë dhe me shpejtësi, 24-vjeçari hedh në ajër gruan

EMRAT/ Pa patentë dhe me shpejtësi, 24-vjeçari hedh në ajër gruan

10:37, 22/10/2021
A+ Aa A-

Njē aksident i rëndê ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Çelipias" në Berat.

Një 47-vjeçare është përplasur nga një mjet që udhëtontë me shpejtësi në rrugë. Mësohet se gruaja, Anila Mishova ka qënë duke kaluar rrugën, në momentin që është përplasur nga 24-vjeçari Ferbent Hasantari, që ishte duke drejtuar një mjet tip Peugeot.

E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mjekët e Spitalit të Beratit konfirmojnë se gjendja e gruas ishte kritike, ajo kishte marrë plagë të shumta në kokë e trup dhe për këtë arsye është trasportuar me ambulancë drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të policisë rrugore,që kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e mjetit 'Peugeot'.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se fakti që në rrugë nuk duket asnjë shenjë frenimi tregon qartë se drejtuesi i mjetit nuk nuk ka frenuar aspak në momentin e aksidentit. Efektivët e policisë kanë arrestuar 24-vjeçarin Ferbent Hasantari, i cili ka rezultuar pa patentë për të drejtuar një mjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco