I riu aksidenton këmbësorin në aksin Tapizë-Thumanë

I riu aksidenton këmbësorin në aksin Tapizë-Thumanë

19:20, 21/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor që lidh Tapizën me Thumanën.

28-vjeçari me iniciale A.K ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorin 21-vjeçar, Xhelson Gabili, i cili është sjellë në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës, në Tiranë.

Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po zbardhin shkaqet e aksidentit, kurse drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës/Informacion paraprak

Me datë 21.10.2021, rreth orës 18:15, në aksin rrugorë Tapizë-Thumanë, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. K., këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco