Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Policia aksion në Tiranë, arrestohen 9 persona

Policia aksion në Tiranë, arrestohen 9 persona

18:37, 21/10/2021
A+ Aa A-

Gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale.

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në magazinën e lokalit të tij iu gjetën dhe iu sekuestrua një sasi kokaine dhe një sasi kanabisi.

Në një tjetër lokal është arrestuar një 18-vjeçar me iniciale R.Q. i cili punonte si kamarier. Në subjektin ku punonte ushtrohej aktiviteti i lojërave të fatit.

Ndërsa një 27-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë një unazë nga një argjendari.

I riu me iniciale A.M. ka tentuar të vjedhë në argjendarinë e shtetasit me iniciale O.A.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P, 30 vjeç, pasi në rrugën “Lekë Zaharia” në magazinën e lokalit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis;

Q, 18 vjeç, pasi gjatë dyshohet se në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier kryente aktivitetin e paligjshme të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë;

V, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M, 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një unazë në argjendarinë e shtetasit O. A.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit S. H, 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. H, 57 vjeç dhe A. K, 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

K, 20 vjeç, pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin B. V, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

B, 33 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dyshohet se është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco