Automjeti merr para këmbësorin në aksin rrugor Shijak-Durrës

Automjeti merr para këmbësorin në aksin rrugor Shijak-Durrës

17:39, 21/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shijak-Durrës.

Sipas burimeve për mediat, një 19-vjeçar që po drejtonte një automjet ka aksidentuar një këmbësor të moshës 50-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Momentalisht këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

“Me datë 21.10.2021,rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti  me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin  Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco