EMRAT-FOTO/ Bënin grabitje me armë nëpër dyqane të Greqisë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar

EMRAT-FOTO/ Bënin grabitje me armë nëpër dyqane të Greqisë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar

16:28, 21/10/2021
A+ Aa A-

Policia greke bën publike fotot dhe identitetin e dy shqiptarëve të arrestuar në gusht të këtij viti në Selanik.

Ata janë shtetasit Rigels Dritan Upe, 22 vjeç nga Pogradeci dhe Kastriot Haxhi Kryemadhi nga Përrenjasi e akuzohen për 11 grabitje me armë në dyqane e 1 grabitje në një banesë.

Gjatë arrestimit, atyre iu gjetën edhe 1 pistoletë TT dhe 1 thikë. Grabitjet i kryenin në Ano Poli, Toumpa, Kalamaria, Sykeon, Polikni dhe Evosmo.

Të dhenat janë publikuar me urdhër të prokurorit, me qëllim identifikimin e tyre nga të tjere shtetas, që mund të kenë rënë pre grabitjesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco