Hetimi për rusët/ Prokurorët morën në pyetje të mbijetuarit me ndihmën e guidës

Hetimi për rusët/ Prokurorët morën në pyetje të mbijetuarit me ndihmën e guidës

16:20, 21/10/2021
A+ Aa A-

Jana Emelina, Aleksander Mikalov, Elena Mikalova dhe Olga Rybalko që u larguan drejt vendit të tyre pas vdekjes së mistershme të bashkëkombasve të tyre rrëfejnë përmes guidës se Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita nuk kishin asnjë problem shëndetësor.

“Vazhdimisht i kam pyetur”, thotë 30-vjeçarja nga Ukraina, “nëse kanë ndonjë shqetësim dhe ata thanë se ishin të kënaqur dhe të lumtur.”

Madje sipas guidës, viktimat ishin nismëtarët dhe propozuesit që grupi të udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut dhe qëndruan në një lokal në Ohër. Turistët e ulur në lokal, sipas tyre, kanë porositur peshk. Interesante është dëshmia e dhënë nga ana e menaxheres së hotelit, ku rusët qëndruan nga e diela në të premte.

Xhudiljana Pole ka thënë se turistët më shumë e kalonin kohën jashtë hotelit dhe se për të udhëtuar kishin marrë automjet me qira. Ata rezervuan pishinën dimërore një ditë përpara ngjarjes dhe për këtë administratorja kujton se u ndoq protokolli ku u mat temperatura dhe u kontrolluan aspiratorët. Ndricim Halilaga është një punonjës që pastroi pishinën. Ai thotë se hodhi një gotë klor pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.

Policia e ka referuar çështjen për vrasje në rrethana cilësuese sipas nenit 79, ndërkohë që priten ekspertizat e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet se nga çfarë ndërruan jetë katër rusët. ISHP ka kthyer pas mostrat e dërguara nga grupi i hetimit, duke thënë se janë marrë në formë të gabuar. Ajo që pritet të shikohet është nëse përqindja e klorit tnë ujë ka qenë e lartë, pasi kjo gjë dyshohet se mund ta ketë sjellë vdekjen. /TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco