Një muaj paraburgim për burrin që dhunoi 12-vjeçaren nga Kamenica

Një muaj paraburgim për burrin që dhunoi 12-vjeçaren nga Kamenica

16:08, 21/10/2021
A+ Aa A-

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit për M.J. i cili dyshohet se ka dhunuar një 12-vjeçare nga Kamenica. Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se dhunimi ka ndodhur gjatë muajit tetor.

“Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muaji tetor 2021, i pandehuri në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe ti vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë”, thuhet në njoftim. Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari ka nënshtetësi serbe dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij qëndrojnë, pasi ai mund të ikë nga Kosova.

“Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, duke marr parasysh edhe faktin që i pandehuri është serb dhe ka nënshtetësinë e Serbisë dhe mund të i ik organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës të mërkurën përmes raportit 24 orësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco